Lajm i keq për Zhegrovën, Juventus gati t’i shtojë konkurrencën shqiptarit me një super përforcim

Shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një rikthim të mundshëm të Federico Chiesa te Juventus. Pavarësisht mungesave të shumta që Liverpool ka në sulm për shkak dëmtimesh, italiani sërish po luan një rol dytësor, ndaj largimi i tij nga “Anfield” gjatë janarit mund të kthehet në një lëvizjet më të bujshme të merkatos dimërore.

“Gazzetta dello Sport” zbulon se Juventus është shumë i interesuar për transferimin e Chiesea-s, brenda janarit. Bardhezinjtë duan huazimin e sulmuesit me të drejtë blerje deri në fund të sezonit.

Ardhja e Chiesa-s do të ishte një lajm shumë i keq për Edon Zhegrovën, pasi të dy lojtarët mbulojnë të njëjtin pozicion dhe sigurisht që italiani në rast se rikthehet te bardhezinjtë, do ta bëjë për të qenë titullar i rregullt.

The post Lajm i keq për Zhegrovën, Juventus gati t’i shtojë konkurrencën shqiptarit me një super përforcim appeared first on Telesport.