Lajm i keq për Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes me Atletico Madridin, të cilën e fitoi me rezultat minimal 1:0.

Gjatë atij takimi u lëndua Andres Iniesta, i cili pësoi një zgjatje të muskulit në kofshën e djathtë.

Sipas Catalunya Ràdio, Iniesta pritet të mungojë nga tre deri në katër javë, duke humbur kështu ndeshjet ndaj Malagas dhe Athletic Bilbaos në La Liga dhe ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Image result for andres iniesta