Mediat franceze dhe jo vetëm, së fundmi po raportojnë vazhdimisht për një rikthim të mundshëm të Neymar në Europë dhe konkretisht në Ligue 1, në Francë.
Sipas katyre raportimeve është Olimpique Marseille që ka nisur bisedimet e para me Santos për një transferim të mundshëm të Neymar. Braziliani është shumë pro rikthimit në Europë, pasi kërkon të jetë në super formë për Kupën e Botës 2026. Duke qenë se e njeh mjaft mirë Ligue 1, Neymar është i entuziasmuar nga ideja për t’u rikthyer në Francë.
Kujtojmë se Neymar luajti në Ligue 1 për 6 sezone me PSG-në, ku u transferua nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në histori. Në 173 ndeshje me parizienët, Neymar shënoi 118 gola dhe dha 79 asiste.
Rikthimi i tij në Ligue 1 dhe transferimi te Olimpique Marseille do të ishte një goditje e bujshme dhe për faktin duke ditur rivalitetin historik mes dy klubeve franceze. Në rast se ndodhë ky transferim, atëherë Neymar do jetë padyshim “tradhtari” më i madh për tifozët e PSG-së.
The post Lajm i bujshëm nga Franca. Neymar drejt rikthimit në Ligue 1, zbulohet prapaskena appeared first on Telesport.