Nuk guxojmë të presim që lejlekët të na e kthejnë Kosovën në sistemin kushtetues e juridik të Serbisë, ka deklaruar ministri në Qeverinë e Serbisë Rasim Lajiq.
“Në Qeveri ekziston uniteti absolut rreth asaj se konflikti i ngrirë nuk është në interes të Serbisë, se koha në këtë rast nuk është në anën e Serbisë dhe se Serbia duhet të luajë rol më aktiv në kërkim të gjetjes së zgjidhjes së përhershme e të qëndrueshme për këtë problem e jo të pritet se lejlekët do të na e sjellin Kosovën në sistemin kushtetues e juridik të Serbisë, citon gazeta e Beogradit “blic” të ketë thënë ministri serb i Tregtisë dhe i Telekomunikacionit, Rasim Lajiq.
Duke folur rreth taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave të Serbisë Lajiq ka thënë se “nga taksa Beogradi ka pasur dëm ekonomik, pore Kosova ka pasur dëm të madh politik, pasi që ajo tash s’e ka më përkrahjen e pa rezervë që e ka pasur”.