,

Lajçak takohet me zv.kryeministrin Bislimi, flasin për dialogun

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak është takuar sot me zv.kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin.

Lajcak ka njoftuar se me Bislimin ndër të tjerash ka biseduar për dialogun Kosovë – Serbi e tema të tjera të thella.

“Shkëmbim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha shumë i dobishëm me Besnik Bislimi, Zëvendës Kryeministri i parë i Kosovës, në lidhje me Dialogun – historinë, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara”, ka shkruar Lajcak në Twiter.

Kujtojmë, që Lajcak ditë më parë kishte thënë e takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

Ai kishte theksuar se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.

Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm.

Related Posts