Lajçak: Më vjen keq që s’i trajtuam çështjet urgjente në një takim trepalësh

I dërguari i Posaçëm i BE-së në Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i zhgënjyer që sot në Bruksel nuk u mbajt një takim trepalësh.

Në një postim në platformën “X”, Lajçak ka thënë se i vjen keq që s’u trajtuan çështjet urgjente në një takim trepalësh.

Ai ka shtuar se do të mbetet në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojnë tutje në javët në vijim.

“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.