Lajçak flet për pasardhësin e tij: Peter Sorensen është zgjedhje e mirë

Emisari në detyrë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për pasardhësin e tij Peter Sorensen.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën Nacionale, ai ka thënë Sorensen është diplomat me përvojë dhe me njohuri të gjera për rajonin.

Sipas tij, ai është njeri i duhur.

“Peter Sorensen është diplomat me përvojë dhe me njohuri të gjera për rajonin. Ai është zgjedhje e mirë. Por, në fund të fundit, nuk varet prej tij sa shpejt ecën procesi, por prej Kosovës dhe Serbisë. Ky është procesi juaj, është rruga që ju çon drejt integrimit në BE. Pa të, integrimi në BE nuk do të ndodhë. Prandaj, rekomandimi im për palët është që të mos humbin kohë të çmuar. Populli juaj meriton të jetë pjesë e BE-së dhe ju i keni zgjedhur liderët tuaj për ta përmbushur këtë premtim. PL/ZP dhe Peter janë këtu për t’ju ndihmuar që ta largoni këtë pengesë, e cila nuk po e lë Kosovën dhe Serbinë të ecin para. Mos e humbisni këtë mundësi që ju pre”, ka thënë Lajçak.