Instrumenti tradicional shqiptar, Lahuta, është përfshirë zyrtarisht në listën e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale që kërkon mbrojtje urgjente.
Lajmin e ka bërë publik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“LAHUTA, PJESË E UNESCO-s – Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, ka shkruar Rama.











