Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, ka reaguar ndaj deklarimeve të anëtarëve të kësaj partie, Artane Rizvanolli dhe Armend Muja, lidhur me çështjen e licencimit të kompanisë EFT, në pronësi të biznesmenit Vuk Hamoviq.
Në një postim në Facebook, Lahu ka publikuar dokumentin e plotë të licencimit të kësaj kompanie, të datës 2 shtator 2021.










