Lahm kujton 7-1 ndaj Brazilit: Në pushim rezultati ishte 5-0, vendosëm të mos i poshtëronim

Philipp Lahm, ish-kapiteni i Bayern Munich dhe kampion bote me Gjermaninë, foli për situatën aktuale të futbollit gjerman. Për “Der Klassiker”: “Është ndeshja më e madhe e Bundesligës. Bayerni dhe Dortmundi prej vitesh luftojnë për titullin”.

Sa i përket rolit të tij si lider, theksoi: “Në ekipe të mëdha, udhëheqja është thelbësore. Duhet menaxhuar grupi dhe ruajtur shpirti i ekipit”. Për Luis Díaz, u shpreh: “Është një lojtar fantastik, me mentalitet të fortë dhe përkushtim në mbrojtje. U përshtat shumë shpejt”. Duke e krahasuar me James Rodríguez: “James është një ‘10’ krijues, me të majtë të shkëlqyer, ndërsa Díaz ka instinkt golashënuesi dhe bën punë mbrojtëse”.

Për Guardiolën: “Pas tripletës, ai ndryshoi mënyrën tonë të të menduarit. Vendosi theksin te posedimi dhe pozicionimi, më impresionoi shumë”. Sa për trashëgiminë e tij si mbrojtës, që bën dhe mesfushorin, theksoi rëndësinë e polivalencës. Për Botërorin 2026 u shpreh: “Favoriti im është Gjermania, por ka shumë ekipe të forta: Anglia, Spanja, Argjentina…”

Duke kujtuar fitoren 7-1 ndaj Brazilit, tha: “Në pushim ishte 5-0. Folëm për të ruajtur ritmin, jo për t’i poshtëruar”. Ai kritikoi gjithashtu kalendarin e ngarkuar sot me ndeshje: “Ka shumë gara, duhet kujdes për shëndetin fizik e mendor të lojtarëve”.

 

The post Lahm kujton 7-1 ndaj Brazilit: Në pushim rezultati ishte 5-0, vendosëm të mos i poshtëronim appeared first on Telesport.