Laerti befasohet nga një grup valltarësh dhe këngëtarësh popullorë me veshje tradicionale

Gjatë finales së Big Brother VIP Albania, Laerti pati një moment të paharrueshëm, plot emocion dhe surpriza.

Pas një videoklipi që përmbledh gjithë rrugëtimin e tij në shtëpi, ai mori një kuti ngjyrë ari, e cila mbante emrin e tij.

Kur e hapi atë, brenda gjeti një çeleshe, një simbol që e drejtonte drejt një tjetër surprize të madhe.

Menjëherë pas kësaj, një grup valltarësh të veshur me rroba kombëtare hyjnë në shtëpi dhe e ftojnë Laertin të bashkohej me ta në festën tradicionale që do të zhvillohej në një hapësirë tjetër të shtëpisë.

Atmosfera u bë menjëherë festive dhe ngjyrat tradicionale mbushën shtëpinë me një energji të jashtëzakonshme.

Por, momenti më emocionues i natës erdhi kur Laerti doli në një hapësirë tjetër dhe përballë tij u shfaq nena e tij, e cila ishte bërë virale gjatë këtij edicioni për shprehjen e saj të njohur “Sagapao Laerti”.

Takimi i tyre i ngrohtë e emocionoi thellë Laertin, i cili pati mundësinë të takohej jo vetëm me nënën, por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes së tij, duke bërë që ky moment të bëhej edhe më i veçantë.

Pas këtyre takimeve emocionuese, Laerti u ul për të shijuar një performancë valltarësh dhe këngëtarësh popullorë, të cilët e mbushën shtëpinë me ritmet e traditës.

Kjo natë e mbushur me emocione dhe festë ka qenë një moment i paharrueshëm për Laertin, i cili ka mundësinë të ndajë këto momente të veçanta me ata që i japin mbështetje dhe dashuri në çdo hap të rrugëtimit të tij. /Telegrafi/