Lady Gaga tha se ka dy unaza fejese dhe zbuloi arsyen pse i ka dy.
Këtë e ka treguar këngëtarja në episodin e ri të “Howard Stern Show” dhe ka shtuar se unaza e parë ka vlerë sentimentale, ndërsa e dyta është një unazë e shtrenjtë diamanti.
“Ai më solli dy unaza, dhe njëra prej tyre ishte një fije bari dhe kjo ishte e para me të cilën më propozoi. Unë i dua të dyja”, shtoi ajo.
Unaza e parë me të cilën i propozoi partneri i saj ishte një fije bari e mbështjellë me rrëshirë, dhe ajo e mban atë sipër një unaze të shtrenjtë diamanti.
Çifti diskutoi për propozimin para se të fejoheshin dhe më pas Gaga donte që ai t’i propozonte me diçka të thjeshtë.
“Më tha: “Nëse të propozoj ndonjëherë, si ta bëj? Dhe unë thashë: “Thjesht merr një fije bari nga oborri dhe mbështjelle rreth gishtit tim”. “Dhe ai e bëri. Ai e bëri atë”, shtoi ajo.