Më shumë se 1 mijë rrënjë kanabis ka ka zbuluar policia greke në qendër të Athinës, në zonën Burnazi, madje mes ndërtesave dhe zonës argëtuese plot me klube e bare.
Policët grekë janë shokuar kur kanë hyrë në serat e kanabis, të ngjashme me një mini Amazonë. Pronarët e parcelës, 4 shqiptarë, u arrestuan gjatë operacionit. Sipas policisë, shqiptarët kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth 1/2 milion euro.
Gjithsej, policia greke sekuestroi 915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm; 2 kg e 580 gr kanabis bimore; Laborator me të gjitha pajisjet për mbjelljen, prodhimin, përpunimin e drogës; 4 celularë. Kostoja e sasisë së kanabis të sekuestruar llogaritet të tejkalojë 500.000 eurot.