Këngëtari i njohur dhe humanisti Labinot Tahiri ka shpërndarë një fotografi të një punëtori të KEK-ut, i cili shihet duke kryer punë të rënda, dhe ka ofruar publikisht një shpërblim prej 1000 eurosh, si dhe një drekë në restorantin e tij personal.
“Jo që kam shumë, por mu duk si me e pa babën tim ose prindërit e juaj tuj hjek akoma me punë të rënda,” shkroi Labi.
Ai theksoi se ky gjest nuk është vetëm në emrin e tij, por në emër të të gjithë shqiptarëve, sidomos të gurbetqarëve që kanë sakrifikuar për Kosovën ndër vite.
“Çka të bëjmë që nuk jam aty ku duhet, aty ku i kryej punët për vendin dhe popullin, se nuk do të vuante asnjë puntor dhe asnjë qytetar me vështirësitë që i kanë edhe sot,” përfundon ai.