Kylie Jenner mori vëmendjen në dasmën e Jeff Bezos, por edhe në rrugët e Venedikut

Kylie Jenner kaloi fundjavën në Venedik së bashku me motrat e saj Kim, Khloé dhe Kendall, si dhe me nënën Kris Jenner, për të marrë pjesë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez – një nga ngjarjet më të përfolura të vitit në botën e showbizit.

Përveçse tërhoqi gjithë vëmendjen në dasmë me një fustan që theu të gjitha rregullat tradicionale të veshjes për ceremoni martesore, Kylie bëri bujë edhe në rrugët e Venedikut me paraqitjen e saj provokuese.

Ylli i reality show-t dhe influencuesja 27-vjeçare u shfaq duke shëtitur në qytet e veshur me një top të zi shumë të shkurtër, nën të cilin dukej reçipeta e saj e zezë. Veshjen e kishte kompletuar me një fund të gjatë të zi, me detaje prej lëkure që i jepnin një pamje të guximshme dhe të sofistikuar.

Foto: Instagram/Profimedia

Fotografët e kapën në momentin kur ajo po hipte në një taksi ujor, ndërsa vetë Kylie ndau pamje nga ky stil edhe në profilin e saj në Instagram.

Megjithatë, paraqitja e saj në dasmën e Bezos nuk kaloi pa komente të shumta në rrjetet sociale. Fustani i saj nxiti reagime të forta, ku përdoruesit e rrjeteve e akuzuan se po përpiqej të spikasë më shumë se vetë nusja.

Foto: Instagram/Profimedia

“Ngjan si nuse”, “Të krijohet përshtypja se Kardashianet duan të errësojnë nusen”, “Të ekspozosh dekoltenë në një dasmë është e papërshtatshme” dhe “Këta njerëz duket qartë se kërkojnë vëmendje, dhe është vërtet neveritëse të shohësh këtë nivel kotësie”, ishin disa nga komentet që qarkulluan në rrjet.