Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet morën të rërë vëmendjen në ndeshjen e Knicks në Indiana

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Timothee Chalamet u panë përsëri në qendër të vëmendjes, këtë herë në ndeshjen e gjashtë të finales së Konferencës Lindore mes New York Knicks dhe Indiana Pacers.

Çifti i famshëm nuk hezitoi të ndante momente të afërta, përfshirë një puthje të ëmbël në fushë.

Kylie mahniti me një xhaketë Knicks dhe xhinse të errëta, ndërsa Timothee, zgjodhi një tuta në ngjyrat e ekipit, shkruan DailyMail.

Ata mbërritën dorë për dore në stadium, duke shfaqur një lidhje të ngushtë dhe të qetë.

Kjo paraqitje vjen vetëm dy ditë pas një tjetër daljeje të ngjashme në Madison Square Garden. Pas asaj ndeshjeje, çifti festoi vonë në New York.

Së fundmi, Kylie ndau me humor një klip nga “Sex and the City” që përmend seksin gjatë sezonit të NBA-së, duke i bërë fansat të aludojnë për jetën e saj me aktorin e “Dune”. Ripostimi u prit me shumë entuziazëm në rrjete sociale.

Çifti është bërë një nga dyshet më të komentuara të vitit, duke tërhequr vëmendje jo vetëm për lidhjen, por edhe për paraqitjet e tyre spontane dhe plot dashuri në publik.