Kylie Jenner dhe Timothe Chalamet bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq gjatë një eventi në Itali

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë bërë më në fund debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq, teksa morën pjesë në një paraqitje për fotografë të organizuar me rastin e edicionit të 70-të të çmimeve “David di Donatello” në Romë, të mërkurën.

Pas mungesës së dukshme të aktorit në Met Gala të së hënës, çifti u shfaq për herë të parë publikisht së bashku në këtë ngjarje të rëndësishme në Itali.

Kylie tërhoqi vëmendjen me format e saj elegante, e veshur me një fustan të zi me dekolte të theksuar, ndërsa pozonte pranë Timothee-s në tapetin e kuq.

Çifti, i cili thuhet se ka nisur lidhjen në fillim të vitit 2023, dha një paraqitje të ndjerë, duke ecur dorë për dore gjatë hyrjes në ceremoni.

Timothe u paraqit me shumë stil, i veshur me një kostum elegant kadifeje në ngjyrë të zezë, ndërsa mori çmimin e veçantë “David Speciale” për karrierën e tij të shquar.

Më herët gjatë javës, fansat kishin spekuluar nëse Kylie dhe Timothee do të zgjidhnin Met Gala-n për debutimin e tyre në tapetin e kuq, pasi deri më tani ishin fotografuar së bashku vetëm brenda eventeve apo në festat pas tyre.

Një burim për Daily Mail bëri të ditur se Chalamet kishte konsideruar mundësinë për të shoqëruar Jenner-in, por në fund ishte “i entuziazmuar” që nuk mori pjesë. /Telegrafi/