Kylian Mbappe mori karton të kuq për një goditje të fortë ndaj Antonio Blancos gjatë fitores të Real Madridit kundër Alaves me rezultat 1-0.
Sulmuesi francez e kuptoi menjëherë gabimin e tij dhe bëri përpjekje për ta korrigjuar.
Sipas AS, Mbappe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes së Alaves pas ndeshjes për t’i kërkuar falje Blancos.
Mbappe iu drejtua edhe bashkëlojtarëve të tij të Real Madridit, duke shprehur keqardhjen që i la pa një lojtar në fushë.
Veprimet e sulmuesit u nxitën nga zhgënjimi, veçanërisht pasi ky ishte kartonin i tij i parë i kuq që nga viti 2019.
Pavarësisht pengesës, Real Madrid ishte me fat, me Alaves që humbi gjithashtu një lojtar, pasi Manu Sanchezit iu dha një karton i kuq më vonë në ndeshje.
Blanco e pranoi faljen e Mbappes pa asnjë problem, me mesfushorin e Alaves që shpjegoi bisedën më francezin.
“Ishte një ndërhyrje e fortë. Unë fola me Kylian, ai kërkoi falje dhe nuk ka asnjë problem. Këto janë veprime që mund të ndodhin në futboll”, deklaroi ai.