Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit në Gjermani.
Indeksonline ka mësuar se bëhet fjalë për R.Ll, kosovari 52 vjeçar me banim në Gjermani.
Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.