Napoli mposhti edhe Juventusin falë dopietës së Rasmus Højlund, duke u zgjuar në ditën e “Immacolata” si kryesuese e vetme e Serie A, në pritje të rezultatit të mbrëmjes së Milanit të Allegrit.
Drejtori i “Corriere dello Sport”, Ivan Zazzaroni, komentoi: “Napoli e ka vënë poshtë Juven, ashtu si Interi një ditë më parë bëri me Comon. Këto dy skuadra janë kandidatet për titullin, e kam menduar që ditën e parë. Nëse në maj tituli përfundon tek një i tretë, do të flisja për përmbyllje epike”.
Ai shton se Conte po luan prej javësh “me dy të tretat e Napolit”, duke pasur mungesa si De Bruyne, Meret, Lobotka, Gilmour, Anguissa, Gutiérrez dhe Lukaku. Për Juven: “Koopmeiners në të majtë të prapavijës me tre është një zgjedhje e gabuar. Kjo Juve nuk jep kurrë idenë se mund të fitojë, jo vetëm kundër Napolit. Rikthimi i Spallettit në Napoli tregoi një ndjesi inferioriteti të përkohshëm”.
The post “Ky Juventus nuk jep kurrë përshtypjen se mund të fitojë, titulli vendoset mes këtyre dy ekipeve” appeared first on Telesport.










