Ky është zogu me zërin më të lartë që keni dëgjuar ndonjëherë (video)

Cicërima e zogjve, mund të jetë ‘’alarmi I përsosour’’ për zgjim në mëngjes të qetë, por nëse alarmi juaj do jetë zogu i bardhë i njohur ndryshe si Bellbird , do të ishte si të zgjoheni nga alarmi i zjarrit, transmeton Gazeta Metro.

Ky zog ka zërin më të lartë nga gjthë zogjtë e tjerë deri tash. Cicërima e tij prej dy herësh, e shkurtër, është  e mbushur me presion të madh të zërit, dhe kështu rezulton në një britmë të lartë.

‘’Ne mund t’i dëgjojmë ata në gjithë vendin, ata janë një lloj zëri i tingujve të këtyre pyjeve’’, thotë Mario Cohn-Haft, një nga autorët e studimit në Institutin Brazilian. ‘’Ata japin këta tinguj me zë të lartë, që tingëllojnë si farkëtarët kur punojnë me metal, dhe e fërkojnë atë’’.

Studiuesit vëzhguan femrat që bashkoheshin me meshkujt, dhe pasi që zogu mashkull niste të lëshonte këtë zë, femra i kthente shpinën dhe qëndronte larg nga ai, edhe pse nuk largohej shumë.

Kjo zhurmë si duket, nuk është taktikë për mbijetesë, në të kundërtën ajo e rrit rrezikun e mashkullit të zbulohet nga grabitqarët, këstu që studiuesit dolën në përfundim se ajo vie pas dëshirës së femrave. Me fjalë të tjera, femrat preferojnë nëse ata lëshojnë zhurmë të tillë.

Studiuesit pritet të kthehen përsëri në fillim të vitit të ardhshëm, për të plotësuar kuriozitetet e tyre në lidhje me këtë krijesë, dhe kështu presin që të kuptojnë përfundimisht se çfarë I bën tërheqës këta meshkuj me zë të lartë.