Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Meje të Gjakovës.
“Rreth orës 15:25 në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Kaqun Limën, shefin e Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës
The post Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Meje të Gjakovës appeared first on Kosovapost.net.