Ky është ylli 100 milionë eurosh që tentoi të transferonte Barcelona për dy vite rresht

“SPORT” ka zbuluar së fundmi një prapaskenë të bujshme në merkato. Për dy vite rresht, në merkaton e vitit 2023 dhe atë të vitit 2024, Barcelona tentoi të transferonte Bruno Guimaraes nga Newcastle.

Drejtuesit katalanas e shihnin brazilianin e “Qymyrxhinjve” si zëvendësuesin ideal të Sergio Busquets. Drejtori sportiv, Deco, kishte arritur dakordësinë me lojtarin për kushtet personale, por në të dy tentativat, Newcastle kërkoi 100 milionë euro.

Për Barcelonën ishte e pamundur të paguante në atë kohë 100 milionë euro, ndaj dhe u tërhoq nga ideja për transferimin e Guimaraes dhe ndoqi alternativa të tjera. Katalanasit zgjodhën fillimisht Oriol Romeu, një lojtar që nuk arriti të përshtatej, dhe më pas lojtarët e rinj Marc Casadó dhe Marc Bernal.

The post Ky është ylli 100 milionë eurosh që tentoi të transferonte Barcelona për dy vite rresht appeared first on Telesport.