Ky është rregulli “pak i njohur” që e pengoi Donnarumma-n të mbajë numrin e tij të Milanit te Man. City

Vetëm në orët e fundit të merkatos, u zyrtarizua transferimi i Gigio Donnarumma nga PSG te Manchester City për 27 milionë euro dhe një rrogë vjetore për gardianin italian, 15 milionë euro.

Fillimisht, Donnarumma ka dashur të veshë fanellën me numrin 99 te Man. City, i njëtji numër që mbante dikur te Milan por edhe te PSG, por kjo gjë nuk u bë dot e mundur dhe si përfundim, italiani do të veshë fanellën me numrin 25.

“TalkSport” raporton se Premier League ka vendosur rregulla më kufizuese për t’i shtyrë lojtarët të zgjedhin numra më konvencionalë. Edhe pse ata kanë të drejtë të zgjedhin numrat nga 1-99, iu jepet më shumë përparësi numrave nga 1-40.

Për më tepër, numrat më të ulët janë më të lehtë për t’u njohur nga tifozët, zyrtarët dhe komentatorët, por edhe ana komerciale e gjërave ka një ndikim, duke pasur parasysh se përdorimi i numrave më tradicionalë ndihmon në marketingun dhe shitjet e klubeve angleze.

The post Ky është rregulli “pak i njohur” që e pengoi Donnarumma-n të mbajë numrin e tij të Milanit te Man. City appeared first on Telesport.