Është raportuar sonte se një person është gjetur i vdekur në qytetin e Pejës, i cili me profesion ishte polic.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, sipas të cilit, dyshohet për vetëvrasje.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima e ndjerë që vrau vetën ishte B.Xhaferi.
Ai ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe punonte në pikën kufitare në Kullë.