Mbrëmjen e së martës, në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Sipas informatave të para të policisë, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë në drejtim të një veture.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe policia, të cilët kanë thënë se sipas informatave të para dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII.
“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës. Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim, ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti.
Ndërkaq indeksonline ka publikuar një foto të personit ndaj të cilit dyshohet të jetë kryer atentati.
A.Potera ka shpëtuar pa lëndime nga atentati ndaj tij, teksa Policia po vazhdon hetimet për motivet e këtij sulmi.