Ekrem Shkodra nga Gjilani humb jetën në liqenin e Livoçit. Prokuroria e cilëson si vdekje të dyshimtë.
Të shtunën mbrëma, Ekrem Shkodra nga Gavrani i Gjilanit, kishte lënë veturën e tij buzë liqenit të Livoçit me dyer të hapura.
Kjo gjë, kishte ngjallur dyshimet tek qytetarët, se dikush mund të kishte përfunduar në liqen.
Prandaj ata, e lajmëruan edhe policinë.
Këta të fundit së bashku me ekipet e zhytjes së FSK-së, dolën në terren, por shkaku i errësirës, i ndërprenë kërkimet.
Ato i vazhduan mëngjesin e së dielës, kur edhe nxorën trupin e pajetë të 52 vjecarit.
Rastin e kanë konfirmuar edhe në policinë e rajonit të Gjilanit.
Prokuroria e Gjilanit, pas hetimeve fillestare rastin e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Familjarët të tronditur nga rasti nuk kanë pranuar të tregojnë shkaqet që quan 52 vjecarin të mbytet në liqen.
Ai ka lënë pas vetës një djalë dhe dy vajza.