Luciano Spalletti ka pranuar të marrë drejtimin e Juventusit të paktën deri në fund të këtij sezoni, me mundësi rinovimi në bazë të rezultateve dhe perfomancës së ekipit.
Ish-trajneri i Italisë ka kërkuar nga drejtuesit një përforcim në mesfushë në merkaton e janarit. Emri i kërkuar nga Luciano Spalletti është mesfushori dandez i Sporting Lisbon, Morten Hjulmand, sipas asaj që raporton “Tuttosport”.
Spalletti duket se nuk ka besim tek Teun Koopmeiners, ndaj ka kërkuar me ngulm transferimin e një mesfushori të ri qëndror dhe Hjulmand është i preferuari i tij. Për danezin ka interes të madh edhe nga Premier League nga klubet si Manchester United, Tottenham e Aston Villa. Sporting e vlerëson të patën 45 milionë euro.
The post Ky është lojtari i parë që Luciano Spalletti ka kërkuar te Juventus për merkaton e janarit appeared first on Telesport.










