Një tjetër kosovar është vrarë në zonën e konfliktit në Siri.
Bëhet fjalë për Rron Eminin, djalin 23-vjecar nga Prishtina, që në Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS shkoi para tri vjetësh.
Në rrjetet sociale, të afërm të Rronit kanë publikuar fotografitë e të riut nga zonat e luftës, me të cilat kanë njoftuar për vdekjen e tij.
Se Rroni është vrarë në zonë të luftës, e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.