Në Këshillin Qendror Zgjedhor, deri tani ka aplikuar vetëm një koalicion, ai është koalicioni VAKAT, që përbëhet nga boshnjakët.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Kemi pranuar një deklaratë për Koalicion Parazgjedhor me emërtimin: Koalicioni VAKAT. Ky koalicion është deklaruar nga 3 parti politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka”, ka thënë Elezi.