Ky është i riu që vd*iq pas vetaks*identit në autostradën “Arbën Xhaferi”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halili ka bërë të ditur se i riu që vdiq pas vetaksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi” është Ideal Halabaku.

Ai përmes një postimi në Facebook ka u shprehur ngushëllime familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin, përcjell KosovaPost.

“Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë. Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar tutje Halili.

The post Ky është i riu që vd*iq pas vetaks*identit në autostradën “Arbën Xhaferi” appeared first on Kosovapost.net.