Ky është i dyshuari që është cak i Antidrogës, po i bastiset shtëpia

Antidroga e Policisë së Kosovës po zhvillon një aksion në Çagllavicë, që ka në shënjestër një të dyshuar për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se personi që pritet të arrestohet është Agim Rexhepi, 43-vjeçar.

Bastisja po zhvillohet në shtëpinë e të dyshuarit dhe një objekt tjetër në pronësi të tij.

Sipas informacioneve të para,  pritet të konfiskohet një sasi e konsiderueshme e drogës gjatë këtij operacioni.

Aksioni është ende në zhvillim dhe priten më shumë detaje në orët në vijim./Klankosova.tv

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.