Ky është hoxha i Shalës së Lipjanit që po dyshohet për fajde e detyrim

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit gjendet nën masën e paraburgimit.

Demokracia.com merr vesh se bëhet fjalë për Hoxhën Bujar Amerllahu, i cili dyshohet për fajde dhe detyrim.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Masa e paraburgimit i është caktuar nga 30 gushti deri më 30 shtator 2025.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se i pandehuri është arrestuar për veprën penale ”Detyrimi” sipas nenit 328 të KPRK-së, dhe ”Fajdeja” bazuar nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve të nevojshme hetimore. Tani për tani nuk mund të ofrojmë detaje të rastit sepse mund të dëmtohet integritetit i hetimeve”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.