Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën, ka treguar edhe për preferencat e tij në futboll.
Hamza ka thënë se ekipi i tij i preferuar është Real Madridi, ndërkaq lojtari që ai e preferon është Cristiano Ronaldo.
“Unë e dua Realin, djali im Barcelonën. Deri të përfundoj ndeshja hallakamë shkon punë, por mbas ndeshjes prapë janë relacionet babë e djalë. Tash pak më pak, por kur ka qenë Ronaldo kam pasur dëshirë edhe më shumë. Me Ronaldon jam. Jam me Realin, moti e shikoj Realin, por realisht Ronalldon e kam lojtar të preferuar për shkak se mendoj se është kombinim i punës edhe talentit”, u shpreh Hamza.
I pyetur nga Dina se përse jo Messin, ai u përgjigj:
“E kam dashur Realin gjithë. Edhe Messi është lojtar i mirë, mirëpo mendoj që Ronaldo ka gjuajtur me dy këmbë, ka pasur shkëputje më të mirë, shpejtësinë më të madhe”, u përgjigj Hamza.