Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Gazeta Metro ka mësuar biznesmeni i njohur Albert Krasniqi, dyshohet se është vrarë me armë nga babai i tij me inicialet S.K.,(emër i njohur për redaksinë).
Albert Krasniqi njihej si biznesmen dhe afarist i njohur në Kosovë, po ashtu aj u bë i njohur kur morri nën menaxhimin grupin e njohur artistik “Babastars”.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku i dyshuari (babai) është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma më të cilën dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti”, ka thënë ajo.