Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti.
Sipas informacioneve jo zyrtare, viktima është identifikuar si Rien Bytyqi, 25-vjeçar.
Ai dyshohet të ketë rënë nga kati i 13-të i hotelit “Grand”, që ndodhet në rrugën “Garibaldi” në qendër të kryeqytetit.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës, Malë Gashi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:30, dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent.
“Bazuar në të dhënat fillestare, viktima, mashkull rreth 25-vjeç, është gjetur pa shenja jete nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Borovci.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
The post Ky është 25-vjeçari që vdiq pasi ra nga kati i 13-të i hotelit “Grand” – Policia jep detajet appeared first on Kosovapost.net.