Ka ndërruar jetë një 19 vjeçar në QKUK i cili ishte aksidentuar në Dubravë të Istogut më 29 qershor.
Indeksonline ka mësuar së viktima është, Gentrit Metaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, i cili shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.