Si pasojë e një aksidenti mes një makine dhe motoçiklete në rrugën “UÇK” në Rahovec që ndodhi me datë 17.08.2019, ka vdekur një 17 vjeçar. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Lirije Podrimaj. Viktima ka vdekur sot. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.
“Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve”.