Ernesto Valverde e ka ftuar 16-vjeçarin Ansu Fati në skuadrën e Barcelonës për takimin me Real Betisin në La Liga, i cili zhvillohet sonte në mbrëmje.
Fati, i cili luan si sulmues në skuadrën e t rinjve të Barcës, Juvenil A, është stërvitur me ekipin e parë vetëm javën që lamë pas.
Lëndimet e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë krijuar hapësirë në skuadrën e Valverdes për të rinjtë si Fati dhe Abel Ruiz për ta dëshmuar veten.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Fati kishte mbërritur në Sevilla para tre vjetëve dhe i ishte bashkuar akademisë La Masia si adoleshent.
Nëse Fati luan kundër Betisit të dielën, ai do të bëhet lojtari i dytë më i ri që paraqitet për Barcelonën në një ndeshje zyrtare në histori të klubit.
Vincente Martinez është lojtari më i ri që është paraqitur ndonjëherë për Barçën, ndërsa Messi vjen i pesti në listë.