Morena Taraku po shijon ditët e verës në qytetin e dashurisë, Parisin.
Nga atje, këngëtarja dhe modelja ka ndarë me ndjekësit disa momente të udhëtimit të saj, por një foto në veçanti mori gjithë vëmendjen.
Në imazhin që po qarkullon në rrjete sociale, Morena shihet në shtrat krah një djaloshi simpatik.
Bëhet fjalë për mikun e saj të afërt, Uron Sahiti, me të cilin duket se po kalon këto ditë verore, shkruan Kosovarja .
Kjo pamje ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjet, me ndjekësit që po spekulojnë për raportin mes tyre.