Ky aeroport ndalon shishet plastike të ujit

Duke filluar nga sot, nuk do të jesh në gjendje të blesh ujë me shishe plastike në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos.

Udhëtarët tani do të përjetojnë të tjera eksperienca si psh. të pijnë ujë nga një cesmë në formë shatërvani, të marrin me vete shishet e tyre shumë përdorimëshe, ose të përgatiten të blejnë një gotë ujë të lejuar nga aeroporti apo shishe uji alumini.
Aeroporti po shton kështu shishet plastike të ujit në listën e sendeve të ndaluara si pjesë e një përpjekjeje për tu bërë aeroporti i parë në botë me zero mbeturina, deri në 2021.

Kjo do të thotë devijimi i të paktën 90 për qind mbeturinave nga landfillet dhe inceneratorët përmes riciklimit, raporton top channel.

Ndotja nga plastika veçanërisht është shndërruar në një problem të rëndësishëm në ditët e sotme. Sipas studimeve më të fundit, çdo ditë ne kapërdijmë një sasi mikroplastike, që gjendet në ushqime, pije apo edhe në ajrin që thithim. Pasojat tek shëndeti ende nuk janë të njohura, por studime të shumta kanë nisur tashmë.