Khvicha Kvaratskhelia komentoi fitoren e PSG ndaj Chelsea në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League: “Për ne ishte një ndeshje e madhe. Kemi një avantazh prej tre golash ndaj Chelsea, para ndeshjes së kthimit. Tani shkojmë në Londër duke e ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet vetëm të qëndrojmë të përqendruar dhe të jemi gati për atë përballje. Edhe nëse jemi në avantazhin 3-2 apo 4-2, ne gjithmonë duam të shënojmë më shumë”.
Sulmuesi gjeorgjian shtoi se fitorja erdhi falë dëshirës së madhe të ekipit: “Mendoj se fituam sepse e donim shumë këtë fitore dhe luftuam deri në fund. Jam shumë i lumtur që bëmë një paraqitje kaq të jashtëzakonshme sonte”.
Ai foli edhe për golin dhe mbështetjen e tifozëve në “Parc des Princes”: “Është kënaqësi të shënosh për tifozë kaq të mrekullueshëm, ndaj jam shumë i lumtur. Është gjithmonë pak e vështirë kur futesh nga stoli, por përpiqem të bëj punën time. Mendoj se sonte bëra shumë mirë, megjithatë kemi ende një rrugë të gjatë përpara. Jam i fokusuar te ndeshja e radhës”.
The post Kvaratskhelia: Fitore e madhe, por kthimi në Londër do të jetë shumë i vështirë appeared first on Telesport.










