Kuvendi sonte seancë, shqyrtohen këto pika

Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë që do të mbahet me fillim prej orës 19:00.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë pas mbledhjes se janë tri çështje që do të shqyrtohen në këtë seancë.

Fillimisht do të bëhet formimi i komisioneve parlamentare, dhe pas rritjes së numrit të ministrive pritet edhe rritja e numrit të komisioneve.

Pikë e dytë është çështja e projektbuxhetit 2026.

E në pikë të tretë do të jetë çështja e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për procesin në Gjykatën Speciale.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi do t’i ketë 16 komisione parlamentare e se prej tyre 9 do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, tri nga Partia Demokratike e Kosovës, dy nga Lidhja Demokratike dhe komunitetet nga një.