Kuvendi sërish në seancë, deputeti i LDK-së: Seanca e sotme është shumë e rëndësishme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka deklaruar se seanca e sotme e Kuvendit është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi është e para pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, duke thënë se paaftësia për të zgjidhur ngërçin në Kuvend është sinjal i paaftësisë për të qeverisur vendin.

“Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk është në gjendje të zgjidhë një ngërç parlamentar, nuk është në gjendje të qeverisë as me vendin. Kjo nuk bëhet pa marrëveshje politike. E marrëveshja bëhet me pjekuri politike”, tha Xhaferi në një prononcim për mediat.

Deputeti i LDK-së theksoi gjithashtu nevojën që presidentja e vendit të përfshihet më shumë në tejkalimin e krizës politike.

“Nuk është obligim që presidentja të vijë çdo 48 orë në seancë, siç pretendon Kurti. Obligim është marrëveshja politike për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

The post Kuvendi sërish në seancë, deputeti i LDK-së: Seanca e sotme është shumë e rëndësishme appeared first on Kosovapost.net.