Kuvendi njofton edhe zyrtarisht, të mërkuren seanca e radhës për konstituimin e legjilslaturës së nëntë

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet pas dy dite, pra të mërkurën e 4 qershorit.

Kjo do të jetë seanca e 26-të me radhë për deputetët që tashmë nuk po votojnë për formimin e komisionit për votimin e fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston që kandidatja Albulena Haxhiu të votohet për kryetare të kuvendit në mënyrë të fshehtë mirëpo kjo po kundërshtohet nga opozita.

Seanca nis nga ora 11:00.