Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk arritën që as në tentativën e 54-të të konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur të shtunën në ora 22:00, kur dhe ishte afati i fundit, 30 ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Reporteri.net.
VV-ja nuk hoqi dorë nga propozimi për votim të fshehtë as në seancën e fundit dhe epilogu ishte i njëjtë si në 53 seancat e mëparshme.
Tani, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Kjo pasi nga sot, 27 korrik, hyn në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon deputetët të marrin çdo vendim apo ndërmarrin veprime pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim, të përcaktuar me aktgjykimin e 26 qershorit.
Në vendimin e saj më 26 qershor, Kushtetuesja urdhëroi që brenda afatit prej 30 ditësh të përfundojë procesi i konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi. Ky afat përfundon sot në mesnatë.
Në ditët në vijim, Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë se cilat do të jenë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur në shkurt të këtij viti dhe çfarë duhet të ndodhë tutje.
/Reporteri.net/