Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në shqyrtim të parë Projekligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Kosovës raporton Fokusi.info.
Me 65 vota për e asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Buxheti për vitin 2022 do të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro.