Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi në orët e pasdites edhe zëvendësministrat e rinj dhe zëvendësguvernatorin e Bankës Popullore.
Tre zëvendësministrat janë Kirill Kolemishevski, zv.ministër i Ekonomisë, Elizabeta Naumovska, zv.ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Nexhat Mehmedoviq, zv.ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Ndërsa zëvendës guvernator është Fadil Bajrami që mban mandatin e dyte ne këtë post.