Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot, në orën 11:00, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të.

Seanca e nisur u ndërpre pasi partia e parë, (Lëvizja Vetëvendosje) nuk solli asnjë emër për ta zgjedhur në pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e punimeve, ndërsa vazhdimin i seancës u caktua për sot në orën 11:00, \.

Vazhdimi i seancës vjen në një moment të rëndësishëm politik, teksa partitë parlamentare pritet të përballen sërish me nevojën për të arritur një marrëveshje lidhur me drejtimin e Kuvendit.

Partitë opozitare kanë qëndruar  mbrëmë në ambientet e Kuvendit deri në ora 00:00 afat ky që ishte paraparë sipas kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovë.