Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot, në orën 11:00, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së 11-të.
Seanca e nisur u ndërpre pasi partia e parë, (Lëvizja Vetëvendosje) nuk solli asnjë emër për ta zgjedhur në pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e punimeve, ndërsa vazhdimin i seancës u caktua për sot në orën 11:00, \.
Vazhdimi i seancës vjen në një moment të rëndësishëm politik, teksa partitë parlamentare pritet të përballen sërish me nevojën për të arritur një marrëveshje lidhur me drejtimin e Kuvendit.
Partitë opozitare kanë qëndruar mbrëmë në ambientet e Kuvendit deri në ora 00:00 afat ky që ishte paraparë sipas kushtetueses për konstituimin e Kuvendit të Kosovë.







